Vaksinohen të moshuarit në shtëpitë e kujdesit, punëtorët socialë e pacientët në dializë

0
52

Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka vazhduar sot me vaksinimin e të moshuarve të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta në Prishtinë, Suharekë, Skenderaj, Istog dhe Graçanicë.

Gjithashtu, do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton.