Vaksinat e reja, Moderna vs Pfizer: Ç’kanë të përbashkët dhe si ndryshojnë

0
137

Vetëm një javë pasi Pfizer njoftoi vaksinën e saj kundër Covid-19, kompania farmaceutike e SHBA-së, Moderna, ka thënë se vaksina e saj në provat e fazës së vonë është 94.5% efektive në parandalimin e koronavirusit. Gëzuar muajin e vaksinave!

Prova e Moderna-s testoi 30,000 subjekte dhe nga rezultatet u vu re se vaksina është gati 95% efektive.

Këto rezultate janë ende paraprake dhe jo nga një studim i vlerësuar nga kolegët, por nga një rishikim i bordit të pavarur të rezultateve të Moderna. Rezultatet e plota dalin në fundin e dhjetorit.

Përpjekjet e Moderna-s kanë qenë pjesë e Operacionit Warp Speed, fushatës së qeverisë amerikane për të derdhur para në kërkimin e vaksinave. Ata tashmë kanë investuar 2.5 miliardë dollarë në Moderna dhe kanë blerë 100 milion doza për qytetarët e SHBA, sipas Science.

Vaksina e re nuk është identike me atë të Pfizer, megjithëse të dy funksionojnë duke përdorur kodin gjenetik të sëmundjes për të nxitur një përgjigje imune, sipas BBC.

The Guardian raporton se vaksina Moderna mund të jetë më efektive kur bëhet fjalë për mbrojtjen nga një Covid i rëndë, pasi asnjë person i vaksinuar në provën Moderna nuk kishte simptoma serioze. Të dhënat e Pfizer nuk specifikojnë diçka të tillë.

Vaksina Pfizer duhet të mbahet në temperaturën -70 gradë Celcius, por Moderna mund të mbahet në temperaturat e frigoriferit për një muaj dhe në temperaturën e dhomës deri në dy orë, raporton Sky News. Kjo do të thotë se mund të jetë më e qëndrueshme dhe më e lehtë për t’u transportuar.

Vaksina e Moderna do të jetë gjithashtu më e shtrenjtë. Guardian raporton se Moderna po i shitet qeverisë për $50-60, ndërsa Pfizer kushton $40.

Moderna thotë se vaksina duket se funksionon në mënyrë të barabartë në të gjitha grupet racore dhe etnike dhe është gjithashtu efektive tek të moshuarit dhe njerëzit me kushte të caktuara mjekësore, si për shembull diabeti, sipas Science.

Nuk ka ende të dhëna se si do të funksiononin vaksinat te personat shtatzënë.

Ashtu si me vaksinën Pfizer-BioNTech, shkencëtarët nuk e dinë se sa do të zgjasë imuniteti nga vaksina Moderna.

Shefi mjekësor në Moderna, Tal Zaks, i tha BBC se vaksina “nuk duket se e humbet fuqinë e saj” me kalimin e kohës, por është shumë shpejt për t’u siguruar.

Asnjë vaksinë nuk është në dispozicion për publikun ende, sepse të dyja kanë nevojë të përfundojnë provat e tyre, që pritet të mbyllen deri në fund të dhjetorit.

Burimi: Bustle, Anabel