Vaksina për variantin e ri të Covid mund të jetë gati për 6 javë

0
99

Kompania farmaceutike gjermane BioNTech thotë se është ende e paqartë nëse vaksina aktuale do të jetë në gjendje të sigurojë mbrojtje ndaj variantit të ri të Covid-19 të shfaqur në Mbretërinë së Bashkuar, por “shkencërisht, ka shumë të ngjarë që përgjigja imune nga kjo vaksinë të funksionojë edhe për variantin e ri”.

Ugur Sahin, drejtori ekzekutiv në BioNTech tha se duhen studime të mëtejshme për të siguruar që vaksina aktuale funksionon kundër llojit të ri. Sidoqoftë, nëse vaksina duhet të rregullohet, kompania mund ta bëjë këtë në rreth 6 javë, shtoi ai. Sidoqoftë, kompania ka besim se vaksina e saj e miratuar së fundmi nga rregullatori europian për barnat funksionon kundër variantit të ri në Mbretërinë e Bashkuar.

Sahin tha se proteinat në variantin e koronavirusit në Mbretërisë së Bashkuar janë 99% të njëjta me ato të llojeve të tjerë të virusit dhe për këtë arsye BioNTech ka “besim shkencor” se vaksina do të jetë efektive.

Për momentin, nuk ka ndonjë provë të mirëfilltë se varianti i ri shkakton sëmundje më serioze, megjithatë shumë vende në Europë dhe më gjerë kanë kufizuar udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë këtu edhe vendin tonë.

Vaksina e BioNTech, e zhvilluar së bashku me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, është e autorizuar për përdorim në më shumë se 45 vende duke përfshirë Britaninë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

Burimi: Euronews, Guardian