Vaksina “BioNTech/Pfizer” efikase kundër dy varianteve

0
60

Studimet laboratorike treguan se vaksina e zhvilluar nga kompania gjermane “BioNTech” dhe partnerja e saj amerikane “Pfizer” është efikase kundër dy varianteve të COVID-19, që u shfaqën për herë të parë në Britaninë e Madhe dhe në Afrikën e Jugut, njoftuan sot kompanitë.

Ata cituan rezultatet e studimeve in-vitro të botuara në revistën mjekësore “Medicine”.

Sipas këtyre studimeve, gjaku i 20 personave tashmë të vaksinuar me vaksinën mARN ishte në gjendje t’i neutralizonte këto dy mutacione kryesore të virusit.

Me botimin e rezultateve, studimet e kryera nga “Pfizer” dhe Universiteti i Teksasit janë konfirmuar nga komuniteti i gjerë shkencor.

“Pfizer” dhe “BioNTech” janë zotuar të vazhdojnë monitorimin e varianteve të shfaqura të COVID-19 dhe të kryejnë studime mbi efikasitetin e vaksinës së tyre në botën reale./ATSH