Vajza nga Siria mendonte se aparati fotografik ishte armë

0
71

Hudea, ishte  një vajzë katërvjeçare. Ajo qëndronte në kamp  pranë kufirit turk me nënën dhe dy fëmijët e tjerë të saj. Rreth 150 km larg nga shtëpia e tyre në Hama.

Në dhjetor të vitit 2015, ajo u fotografua në kampin e refugjatëve Atmeh në Siri.

BBC bisedoi me fotografin Sağırlı,  i cili tani punon në Tanzani,  për të konfirmuar origjinën e fotografisë.

“Po përdorja një lente telefoto, dhe ajo mendonte se ishte një armë”, tha Sağırlı. “E kuptova se ajo ishte e tmerruar pasi e mora, dhe shikoja figurën, sepse ajo ngriti buzët e saj dhe ngriti duart. Normalisht fëmijët ikin, fshehin fytyrën ose buzëqeshin kur shohin një aparat fotografik. Ju e dini që ka njerëz të zhvendosur në kampe, ajo që ka më shumë kuptim për të parë se çfarë kanë vuajtur nuk është nëpërmjet të rriturve, por përmes fëmijëve”, kishte thënë ai.

Ky imazh u botua për herë të parë në gazetën Türkiye në janar, ku Sağırlı ka punuar për 25 vjet, duke mbuluar luftën dhe fatkeqësitë natyrore jashtë vendit. Më pas fotografia u shpërnda nga përdoruesit e mediave sociale të Turqisë në atë kohë. E kjo fotografi tash më është bërë virale në gjithë botën./OxygenPress.info