Ushtria e Kosovës nderon “Epopenë e UÇK-së”

0
152

Në kazermën “Adem Jashari“ të FSK-së në Prishtinë është mbajt manifestimi qendror në shënimin e 21 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së“, në nderim dhe përkujtim të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Manifestimi më 5,6 dhe 7 mars 2019, për shënimin e Epopesë ë UÇK-së, po mbahet nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

“Në ceremoni ishin të pranishëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jasharit, si dhe personalitete shtetërore dhe ushtarake të Kosovës, ministra  dhe diplomat, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, deputet, veteranë, invalidë, qytetarë dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës”, njofton MKRS.