Ushtarët social

0
101

Shkruan Ermal Meta

Shumë të dashtun miq të mi, siq disa prej juve e dini, jam nisë për në Thumanë dhe në Durrës menjëherë pas termetit të parë. Kam mbrri atje në orët e para të mëngjes edhe kam qëndru atje deri sot kur filloi varrimi i pjesëtarëve të familjes Raca në Thumanë.

Disa prej juve e dini, ka kohë të gjatë që unë nuk praktikoj foto-jurnalizëm, atje shkova ti asistoj me ‘drone coverage’ Valdrin nga EPA. Kam pa nga afër, nga qielli dhe nga mediat sociale, secilin moment për katër ditë rresht. Sot, jam kthy n’Prishtinë me zemër t’coptueme, menjëher pas takimit edhe bisedës 30 minutësh me Zotri Skender Cara, vllaun e familjës Cara, që vajtonte të gjashtë antarët e familjës. Muhabeti përfundoj duke tentuar t’më qetësonte mua axha Skender dhe jo anasjelltas. Deri n’ditët e fundit në jetën time nuk kam me harru axhën Skender, edhe kom me tregu storjen e tij tan jetën. Thjesht lotët nuk po nalen kur po shkruj për të.

I kom përjetu krejt qëto, ma ka coptu zemrën secila vdekje, disa prej tyre edhe i kam pa të ndodhin. Yet, i’m the lucky one, qysh ka thon Greta, që në fund të ditës, ato 3 orë gjumë i kam ba në hotel në Tiranë. E i kam lënë jasht në tenda e në lloq mijëra vllazën e motra. Secili me storjën ma tragjike se tjetri.
Njerëz që i kan humb krejt qka kanë ndërtu tan jetën e tyre.

Po, noshta ne me super solidaritetin tonë kemi me mbrri me ju ndërtu nga një banesë, por nuk do të arrijmë të ndërtojmë për ta hotelet e tyre, shitoret dhe furrat e bukës së tyre, marketet e gjithë qka tjetër. Ata thjeshtë humbën gjithqka.

Po e shkruj krejt këtë letër prej zemrës së thyer edhe prej zhgënjimit total. Ka dy orë qe jam kthy në Prishtinë edhe njëra prej pyetjeve shabllon që krejt ma keni ba është, a është e vërtet që ndihmat po keq përdoren ose vidhen.
Të dashtun miq, une jom ktu me dëshmu që jo, nuk është e vërtet. Ndihmat nuk po vidhen, dhe vllaznit tanë, më kan ba mu ni keq nga niveli i nalt i mirë sjelljës edhe mikëpritjes, veq për faktin që jam Kosovar.

Na jemi tu folë për një katastrofë natyrore të shakllës së naltë. Dëshprimi dhe humbjet që kanë përjetu njerzt janë jashtë imagjinatës njerëzore dhe ne po folim këtu nëse janë vjedh batanije apo jo.
Edhe këtë, jam këtu ta dëshmoj që po, mund të ketë ndodh të vidhen batanije. Ama, a mundësh përnime me i thanë asaj vjedhje e batanijës në kushte të tilla. Duhësh me qenë pak hipokrit! Nëse ne nga Kosova që kemi dërgu batanije më shumë se që ka nevojë, dhe dikush që nuk ka as një cent dhe i shet ato, ajo thejsht i shërben njejtë kauzës. Batanija e tepërt është kthyer në para për barna. Kjo nuk është hajni të dashtun.

Ne jemi duke folur për një numër prej 10 mijra njerëzish të dëmtur, dhe dhjetra mijëra njerëz të përfshirë në aksion, dhe në një numër kaq të madh njerëzish të involvuar në aksion patjetët disa individ në mesin e tyre do të jenë thjesht profiter momenti, ‘morally low people’. Kjo është krejt normale për secilën shoqni.

Fatkeqësia këtu qëndron në faktin se ka qindra të ashtu-quajtuna media, që përcjellim pikërisht këtë pakicë njerëzish me nivele të ulëta morali, sepse ata përbëjnë lajm të “jasht-zakonshëm” ose qëndrimet e tyre ose të bërat e tyra janë ekstreme për situatën ku gjindemi. Jam këtu të dëshmoj që ata janë pakicë tepër e pa rëndësishme.

Edhe për dy sende të tjeta jam dëshmitarë.

E para. Ne jemi një komb. Dhe këto idetë e liderëve tanë për ndarje, shkëmbim apo super bashkim ballkanik kanë me mbetë vetëm njollë e zezë në karierën e ideatorëve. Asgjë ma shumë. Ne jemi një. Deal ëith it. Ai kufi më nuk ka kurrfar vlere.

E dyta, të dy qeveritë tona kanë dështu komplet në menagjimin e situatës. Në teren, ato dhe liderët tanë kanë kriju vetëm kaos saherë që janë paraqitë.
Situatën në teren e kanë menagjuar Ushtria e Kosovës, Ushtria e shqipërisë, policitë e dy anëve të kufinit pa vlerë, ekipit e shpëtimit nga Italia, Kroacia, Kosova dhe në fund Turqia e Serbia dhe Zvicrra.

Po ashtu situatën në teren e ka menagjuar super organizimi i ‘ushtrisë sociale’, e cila fillon me axhën Skender, që ka tregu një forcë mbi njerzore këto ditë tmerri për të, Beratin që ishte promotor dhe nxitës i solidaritetit, Drinin nga new york, ZhaklinVivienneValbona, dhe Alisa nga Tirana, LuarasKreshnik, dhe komplet Plistat nga Prishtina, e shumë e shumë të tjerë që kanë qëndru 24 orë online duke menagju situata reale të shpërndarjes së ndihmave.

Pastaj listës së heronjëve të mij i shtohen Shoqata e Gastronomeve të Prishtinës me Petritin në krye, mjekët nga Kosova dhe krejt në fund, heroi im është pjestari katër këmbësh i FSK-së, Sadaku, që shpëtoi jetë njerëzish.

Këta janë heronjët e mi edhe të shumicës së të prekurve e të involvuarve nga tereni. Jo politikanët e aq më pak qeveritarët. Ata thjeshtë pengonin me praninë e tyre.

Kjo armate vullnetarësh, nuk do të lejonte skandale të rampave mes tragjedisë apo befasi të shfaqjes së ekipit të shpëtimit nga Zvicrra në Rinas.
Kjo kurrë nuk do të ndodhte po të ishte në dorën e këtyre personave që kanë qenë briliant në punën e tyre, nga distanca kontinentale, pa qenë në fakt puna e tyre.

Prandaj krejt në fund, kam qenë në teren dhe jam dëshmitar i zbehjes së rolit të qeverive në menagjimin e krizave, e përfundimisht menagjimin e jetëve tona.