Ushqimi, uji dhe energjia

0
355

Ata që mendonin se ndryshimi i klimës, pasiguria e energjisë dhe mungesat e lëndëve ushqimore në treg ishin gjëra të së kaluarës, kanë pasur arsye t’i rikthehen këtij mendimi kohët e fundit.

Klima po ndryshon. Mbretëria e Bashkuar sapo kaloi një nga verat e saj më të lagështa qëkurse ka filluar regjistrimi i të dhënave.

Ka pasur ndikim edhe në ushqim. Pikërisht Rusia dhe SHBA kaluan thatësira të mëdha, të cilat prekën së tepërmi të korrat e tyre.

Dhe çështjet e energjisë po dalin në krye. Vetëm hidhni një sy zënkës mes Kinës dhe Japonisë mbi ishujt e vegjël të pabanuar – vlera e tyre e vërtetë qëndron në rezervat e lëndëve djegëse fosile të pashfrytëzuara që besohet se gjenden pranë tyre.

Këto janë çështje të rëndësishme, të ndërlidhura dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë. Dhe, ashtu siç theksojnë disa prej analistëve në këtë botim, përpjekjet e një vendi për të përmirësuar gjendjen mundet të sjellin vërtet përkeqësime në një vend fqinj.