Ushqimi që ju ndihmon të humbni peshë, por me shumë vitamina

0
739

 

Kungulli i njomë, bën pjesë në familjen solanore së bashku me perimet e tjera siç janë domatja, kungulleshka e zezë etj..

Përdoret shumë në ushqime duke u dhënë kështu një shije të veçantë.

Përveç kësaj kungulli i njomë ka një përmbajtje të lartë të vitaminave dhe mineraleve.

Njihet si një burim i shquar i manganit dhe vitaminës C.

Kungulli i njomë është një burim i mirë i fibrave ushqyese që do ta mbajnë trupin tuaj në formën më të mirë, për një kohë të gjatë.

Gjithashtu përmban vitaminë A, magnez, folate, kalium, bakër dhe fosfor.

Kungulleshka është ushqimi ideal për ata që duan të humbin peshë.

Ka një përmbajtje shumë të ulët të kalorive, mirëpo të jep ndjenjën e ngopjes, kështu që ju nuk do të ndjeni nevojë të hani prap.

Përveç sasisë së ulët të kalorive, kungulleshka ka përmbajtje të lartë të ujit.

Për ju që keni ditët e mbushura me aktivitete kungulleshka ose kungulli i njomë, do t’iu mbajë në formë.

Përveç vitaminave dhe mineraleve të lartë përmendura, kungulli i njomë ka një përmbajtje të lartë të acideve yndyrore, omega3, niacinës dhe proteinave.

Për më tepër, vitaminat B1, B2, B6, dhe kalciumi do iu sigurojnë shëndet të mirë.

Është shembulli më i mirë nga e gjithë familja e kungujve sepse përmban në vete një gamë të gjerë të vlerave ushqyese, duke përfshirë këtu sheqerin, karbohidratet, fibrat e tretshme, natriumin, mineralet, aminoacidet etj.

Për shkak të përbërësit folik, kungulli i njomë preferohet të përdoret edhe nga gratë shtatzëna.

Shumë studiues kanë marrë ekstrakte nga kungulli i njomë për të kryer studime të caktuara, dhe kanë arritur në përfundim se përmbajtja e tij ka një efekt përmirësues tek një sëmundje e meshkujve në prostatë që njihet me emrin BPH ose hipertrofia e prostatës. Pas konsumimit të  Kungullit të njomë simptomat e kësaj sëmundje janë ulur ndjeshëm tek këta pacientë.

Preferohet të konsumohet sidomos gjatë verës, për shkak të vlerave ushqyese që ka.

Gjatë disa hulumtimeve, shumica e këtyre lëndëve ushqyese janë treguar efektive në parandalimin dhe trajtimin e simptomave të ndryshme tek personat me sëmundje të zemrës, arterosklerozë dhe diabet./OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu