Ushqimet që ndihmojnë në nxirje të lëkurës

0
52

Ajo që hamë ndikon në strukturën e brendshme të epidermës sonë. Uji, në veçanti, është me rëndësi themelore për mbajtjen e lëkurës të hidratuar mirë.

Beta-carotene stimulon formimin e melaninës e cila më pas stimulon edhe nxirjen e lëkurës nga dielli. Antioksidantët janë gjithashtu të domosdoshëm , pasi parandalojnë plakjen e lëkurës dhe dëmtimin që rrezatimi diellor mund të shkaktojë në lëkurë.

Vitaminat A, C, E, selen dhe koenzim Q-10 i përkasin kësaj klase substancash, të pranishme në shumicën e ushqimeve me origjinë bimore. Të gjitha këto substanca janë të pranishme në pemë dhe perime, veçanërisht portokalli, ngjyra e kuqe gjithashtu tregon praninë e likopenit , një substancë që ndihmon lëkurën të rezistojë ndaj ekspozimit të diellit për një kohë të gjatë.

Omega 3 dhe Omega 6 janë gjithashtu të dobishme, të pranishme në farat e lirit, peshk, në fruta të thata, të cilat së bashku me vitaminën E ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës dhe kundërveprimin e foto-plakjes.

Ushqimet e tjera të shëndetshme:

1 – Karrota

2 – Spinaqi

3 – Çikore e kuqe

4 – Kajsia

5 – Çikore dhe raketa

6 – Domatja

7 – Marule dhe selino 8- Pjeshka

9-Qershia

10 – Shalqini