Ushqimet për një kujtesë të mirë

0
344

Kujtesa që të jetë e shëndeshme është shumë e rëndësishme që të ketë një kujdes në lidhje me ushqimet që do të konsumohen. Truri i njeriut funksionon si një makinë komplekse dhe e fuqishme organike që kërkon ushqyesin e duhur për të funksionuar si duhet.

Disa ushqime ndihmëse për një kujtesë të mirë janë;

Brokoli ndihmon në nxitjen e rritjes të qelizave të reja të trurit dhe përmban kolinë. Studimet tregojnë se mungesa e kolinës gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë defekte tek foshnjat. Brokoli është i pasur me vitaminë K që ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Konsumimi i një filxhani brokoli 3 herë në javë është një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar kujtesën tuaj.

Arrat janë ushqime që ndihmojnë në rritjen e fuqisë të trurit. Ato përmbajnë sasi më të lartë të omega-3, në krahasim me ushqimet e tjera. Omega-3 kanë efekt mbrojtës për trurin dhe rrisin aftësitë njohëse dhe kujtesën. Rritin rrjedhjen e oksigjenit dhe ushqyesve thelbësorë përmes enëve të gjakut të trurit duke parandaluar inflamacionin.

Salmoni i egër është një ushqim i pasur me omega-3, si dhe acid dakosahekzahenoik (DHA) e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjes së alcajmerit. Për më tepër omega-3 ndihmon në parandalimin e inflamacionit dhe përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru.


Domatja është një tjetër ushqim që nxit fuqinë e trurit tuaj. Është burim antioksiandtësh, gjithashtu është e pasur me lykopenë dhe ndihmon njerëzit të kenë kujtesë më të mprehtë. Shtojini domatet në sallatë, supë, omletë, gjellë ose hajini të përpunuara për të përmirësuar fuqinë e trurit tuaj.


Çokollata e zezë është një nga ushqimet më të mira me antioksidues. Kafeina e ndodhur në të luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vigjilencës. Çokollata përmban gjithashtu flavonoide që ndihmojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut në tru, si dhe mund të përmirësojë përqendrimin. Çokollata e bardhë ose ajo me qumësht janë gjithashtu të mira për trurin tuaj.

Boronica mund ta mbajë trurin tuaj të mprehtë, madje edhe në moshë të vjetër. Përmbajtja e lartë e flavonoideve që gjendet tek boronicat përmirësojnë funksionet njohëse. Gjithashtu boronicat mund të zvogëlojnë mundësinë për t’u prekur nga sëmundjet alcajmer dhe parkinson.

Spinaqi është i pasur me kalium dhe antioksidantë që mbrojnë qelizat e trurit nga çdo lloj dëmtimi. Spinaqi përmban lëndë ushqyese thelbësore të tilla si magnez, vitaminë E, vitaminë K, të cilat ndihmojnë në uljen e zhvillimit të degjenerimit të trurit.

Këto janë disa nga produktet ushqimore që nuk duhet të mungojnë në organizmin tuaj nëse dëshironi që të keni një kujtesë të mirë dhe të shëndetshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu