Ushqimet e mëngjesit që nxisin përqëndrimin gjatë ditës

0
220

Pa orët e duhura të gjumit, është e vështirë të përqëndrohesh si duhet gjatë ditës, por fatmirësiht ekzistojnë disa ushqime që optimizojnë përqëndrimin dhe rrisin nivelet e energjisë. Ja ushqimet që japin vërtetë rezultat, raporton Health, transmeton OxygenPress.info.

Tërshëra

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, jo vetëm që do të keni energji për të nisur ditën, por studimet tregojnë se ata që hanë mëngjes kanë më pak rrezik nga obeziteti, hipertensioni, diabeti krahasuar me ata që nuk e konsumojnë. Ngrënia e tërshërës për mëngjes ka pak kalori dhe jep ndjesinë e ngopjes për një kohë më të gjatë. Për më shumë shije, hidhini edhe fruta ose kanellë.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë nxit prodhimin e serotoninës dhe endorfinës, të cilat japin më tepër përqëndrim. Ajo gjithashtu është burim antioksidantësh, vitaminash dhe mineralesh si kaliumi, bakri dhe magnezi. Ka pak yndyrna dhe sheqer. Kini kujdes të mos e teproni. Një katror çokollate të zezë të një cilësie të mirë është doza e mjaftueshme në ditë.

Uji

Nëse keni patur një natë të vështirë, uji është zgjidhja juaj në mëngjes. Etja dhe dehidratimi shkaktojnë lodhje. Nëse pini kafe, do të dehidratoheni edhe më tej. Përpara se të filloni ditën, pini 300 ml ujë me pak lion të shtrydhur.

Boronicat

Boronicat nuk njihen vetëm për shijen e mirë dhe antioksidantët që përmbajnë, por edhe sepse përmirësojnë memorjen. Një studim i vitit 2010 arriti në përfundimin se ata që pinin lëng boronice çdo ditë për 2 muaj patën rezultate më të larta në testet e memorjes.

Salmoni

Salmoni është burim i mirë i yndyrnave omega-3, të cilat ndihmojnë në rindërtimin e qelizave të trurit dhe forcojnë sinapset e lidhura me kujtesën. Proteinat tek salmoni përmbajnë aminoacide thelbësore për të mbajtur trurin të përqëndruar dhe të mprehtë.

Çaji jeshil

Nëse në mes të ditës ndiheni të pafuqishëm nuk është një kafe zgjidhja. Çaji jeshil përmban më pak kafeinë se kafja dhe përmirëson përqëndrimin.

Rrepat

Roli i ri i zbuluar i rrepave është përmirësimi i kujtesës, përqëndrimit dhe funksioneve konjitive. Ato përmbajnë nitrate që zgjerojnë enët e gjakut, rrisin qarkullimin e gjakut dhe sasinë e oksigjenit që shkon në tru. Shtojini në sallatë ose në lëngje.

Bananet

Nëse jeni me nxitim, merrni një banane, pasi ato kanë veti nxitëse të përqëndrimit. Sipas një studimi, studëntët që konsumuan një banane para provimit dolën më mirë, se sa studentët që nuk e konsumuan. Bananet janë të pasura me kalium, një mineral të rëndësishëm për t’i mbajtur nervat, trurin dhe zemrën në gjendje optimal.

Spinaqi

Spinaqi njihet si ushqimi i trurit. Ai përmban luteinë, folate dhe beta karoten. Këto lëndë ushqyese parandalojnë degjenerimin e trurit.

Vezët

Vezët janë një burim i mirë i yndyrnave omega-3. Ato gjithashtu përmbajnë kolinë, një përbërës që i mban të shëndetshme membranat e qelizave të trurit./OxygenPress.info