USA Today”: Dieta shqiptare më e mira për vitin 2019

0
282

Agjensia prestigjoze amerikane “USA Today” e cilëson dietën shqiptare si dieta më e mirë për vitin 2019.

“USA Today”, i ka dedikuar një artikull dietës shqiptare dhe mesdhetare duke e përgëzuar atë në përgjithësi.

Pa yndyrna, e fokuzuar në fruta dhe perime, me mish të bardhë, pa shumë vaj dhe me peshk një herë në javë, dieta mesdhetare ka fituar sipas kritikëve vendin e parë në Amerikë.

Prestigjozia shkruan se nëse amerikanët duan që të jetojnë më gjatë dhe të kenë një trup më të shëndetshëm do i duhet ta konsiderojnë dietën mesdhetare si zgjidhjen kryesore.

Sipas “Organizatës shëndëtesore në Amerikë” shumë dyqane me ushqime tradicionale shqiptare kanë mbushur New York-un duke zënë kështu vendin e shumë “Fast Food-eve” amerikane. Shumë prej dyqaneve kanë fituar dhe çmime në faqen e “United Nations of Food”.