Urimi i ish-senatorit Bob Dole për 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës

0
125

Ish-senatori amerikan Bob Dole përmes një video-mesazhi ka uruar Kosovën në 21 vjetorin e Ditës së Çlirimit.

Në videon e cila u transmetua sot në seancën solenmne të Kuvendit për Ditën e Çlirimit të Kosovës, Dole ka përgëzuar Kosovën për arritjet si dhe ka dhënë mbështetjen e tij të mëtejme për popullin kosovar.

“Përshëndetje për të gjithë miqtë e mi në Kosovë. Më vjen keq që nuk mund të jem sot me ju për Ditën e Lirisë, por dua të them se çfarë arritje të shkëlqyeshme keni arritur të realizoni dhe festoni përvjetorin e 21-të të lirisë. Jam i lumtur që kam qenë pjesë e saj dhe ta di se kam mundur të ju ndihmoj, por kryesisht kanë qenë njerëzit e vendit tuaj të mrekullueshëm që e kanë bërë këtë të mundur”, është shprehur ai.

“Jam këtu për çfaredo nevoje që mund të keni. Faleminderit për atë që kenë qenë në gjendje të bëni dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka thënë mes tjerash ish-senatori amerikan.