Ura e Vetenrikut lëshohet për qarkullim me fillimin e marsit

0
66

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, bashkë me zyrtarët dhe inxhinierët përgjegjës të projektit, të martën (11.02.2020), vizituan punimet që po zhvillohen në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.

Ministri Abdixhiku, theksoi se kanë arritur të përshpejtojnë planin dinamik të punimeve në këtë projekt, duke u bazuar në kushtet atmosferike.

Kësisoj, akset kryesore të këtij projekti, pritet të lëshohen në qarkullim në fillim të marsit, përderisa në të tjera detaje në të cilat nuk mund të punohet gjatë dimrit, do të të punohet edhe përgjatë marsit.

Kosto e projektit është rreth 2.5 milionë euro dhe punimet kanë filluar në korrik të vitit 2019.