Universiteti i Prishtinës shënon 49 vjetorin e themelimit

0
317

Universiteti i Prishtinës sot shënon 49 vjetorin e themelimit. UP u themelua më 15 shkurt të vitit 1970.

Universiteti i Prishtinës u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës më 18 nëntor 1969.

Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall “Ditë e Universitetit të Prishtinës”, njofton UP.

Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posathemeluar ishin këto fakultete me seli në Prishtinë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Universiteti i Prishtinës ka 17 fakultete. Shkollat e larta pedagogjike dhe Fakulteti i Mësuesisë janë bartur në Fakultetin e Edukimit./OxygenPress.info