Universiteti ”Columbia” bursa për studentët refugjatë

0
85

Universiteti njujorkez ”Columbia” do të integrojë deri në 30 studentë refugjatë në SHBA duke mbështetur plotësisht edhe tarifat e shkollimit dhe akomodimin e tyre.

Ky program bëhet në vazhdimësi të nismave të filluara në vitin 2016, në kuadër të të cilave shtatë studentë sirianë i janë bashkuar tashmë universitetit prestigjioz.

Do të pranohen personat e shpërngulur, të cilët kanë lënë vendin e tyre të origjinës prej të paktën dy vitesh, por më pak se dhjetë vjet dhe arsimi i lartë i të cilëve është ndërprerë nga një ngjarje e jashtme (luftë apo katastrofë natyrore).

Studentët do të jenë në gjendje të aplikojnë në të gjitha katedrat e universitetit dhe ciklet, në varësi të profilit të tyre akademik.

Ata do të mund të përfitojnë nga mbështetja jashtëkurrikulare e ofruar nga universiteti, si edhe nga studentët.

Studentët e parë të programit do të zgjidhen në vitin 2020.