“United” dhe “Barcelona” mendojnë shkëmbimin e Mata me Coutinho

0
39

Dy klubet e mëdha europiane mund të nisin bisedimet për një shkëmbim lojtarësh.

Philippe Coutinho po luan pak te Barcelona këtë sezon dhe forma e tij është në rënie. Kjo situatë nuk po i pëlqen drejtuesve katalanas të cilët po mendojnë ta largojnë brazilianin për të cilin kanë shpenzuar 150 milionë euro para një viti.

Interesim për Coutinhon ka shprehur “Manchester United” dhe këtu mund të bëhet edhe shkëmbimi i lojtarëve. “Barcelona” në krahun tjetër po mendon ta transferojë Juan Matan nga “Djajtë e Kuq” dhe të dyja klubet pritet të ulen për bisedime që të gjejnë gjuhën e përbashkët për të bërë një shkëmbim, përcjell Atsh.

Fillimisht “United” duhet t’ia vazhdojë kontratën Matas, pasi ajo i skadon në fund të stinorit, e më pas të shohë se sa do të kërkojë “Barcelona” për transferimin e Coutinhos në “Old Trafford”.