UNICEF thotë se 151 mijë fëmijë në Irak janë në rrezik

UNICEF është angazhuar në një garë kundër kohës në Irak për të ndihmuar 151 mijë fëmijë, viktima të luftërave në Lindjen e Mesme që rrezikojnë sot jetën nga i ftohti.

Këta fëmijë që janë refugjatë të brendshëm të detyruar të braktisin bashkë me familjet e tyre shtëpitë për shkak të luftimeve, tani kërcënohen, me ardhjen e dimrit, nga i ftohti dhe nga përmbytjet që kanë prekur rajone të ndryshme të vendit.

Në fakt, në Irak, dimri është i ashpër dhe i karakterizuar nga shira dhe dëborë e fortë. Në veri, ku jeton pjesa më e madhe e fëmijëve jazidi që janë refugjatë të brendshëm, temperaturat zbresin shumë gradë nën zero, shkruan Atsh.

Mbi të gjitha, përmbytjet shkatërruese e kanë bërë këtë dimër edhe më të ashpër mbi të gjitha për fëmijët që janë të prekur nga hipotermia dhe sëmundjet në frymëmarrje./OxygenPress.info