“Unë sonte vetëm do ta vë një gur fjale nën kokën e lodhur të ditës”

0
58

Nga Azem Shkreli

Natën e mirë, asgjë s’mundi të ndodhi
Gjithë ditën, mezi që premte, mezi lindi
Pak diell vonë pas drake sa të jetë
Data katërmbëdhjetë, sa të flenë
Mbi barin e urtë të Tafë Toskës
Xixillonjat. Natën e mirë mundime
Sendesh të vogla, flini. Unë sonte
Vetëm do ta vë një gur fjale nën kokën
E lodhur të ditës, vetëm një të verdhë
Do të derdh për shëndetin e bimëve
Të verdha se asgjë s’mundi
Të ndodhi pos të jetë e premte sa të flenë
Mbi barin e urtë të Tafë Toskës
Xixillojat. Datë e lënguar, nëse fyshkës sate
S’do të përshkohem lakuriq si krymbi
Datë e lënguar, po të lë mes numrash
Harrimi po të lë dhe vetë po nisem
Një mendimi që s’na fle moshën të premteve.
*Titulli i origjinalit: Nga ditari i të premtes