“Unë nuk dua dhurata të shtrenjta; Nuk dua të blihem me lekë”

0
146

Diana Frances Spencer lindi më 1 korrik 1961. Babai i saj ishte Lord Spencer.

Diana la shkollën në moshën 16 vjeçare dhe u shpërngul në Londër në moshën 17 vjeçare.

Në 1981 Diana u martua me princin Charles në katedralen e Shën Palit. Ata kishin dy fëmije : princin William dhe princ Henry. Charles dhe Diana u ndanë më 1992 dhe u divorcuan me 1996.

Princeshe Diana ishte e mirënjohur për veprimtaritë bamirëse. Ajo vdiq në një aksident në Paris me 31 gusht 1997 me të dashurin e saj Dodi Al-Fayed.

Këto janë disa nga citimet e saj më të pëlqyera

1. “Të gjithë duhet të vlerësohen. Të gjithë kanë potencialin për të dhënë diçka.”

2. “Familja është gjëja më e rëndësishme në botë.”

3. “Bëje atë që… zemra të thotë ta bësh.”

4. “Të gjithë duhet të tregojmë se sa shumë e duam njëri-tjetrin, dhe gjatë kësaj rruge, ta duam edhe vetën.”

5. “Nëse gjen dikë që e do vërtet në jetë, atëherë kapu fort pas asaj dashurie.

Nëse je mjaftueshëm me fat dhe gjen dikë që të do, po aq sa ti e do atë, atëherë duhet ta mbrosh atë dashuri”.

6. “Problemi më i madh në botë në ditët e sotme, është mungesa e tolerancës.

7. “Unë nuk dua dhurata të shtrenjta; Nuk dua të blihem me lekë.”

8. “Çdokush nga ne duhet ta shprehë se sa shumë përkujdesemi për njëri-tjetrin, dhe, në të njëjtën kohë, se sa shumë përkujdesemi ne për veten tonë”.

9. “HIV-i nuk i bën personat të rrezikshëm për t’i pasur pranë, ndaj shtrëngoja dorën atyre dhe dhuroji një përqafim.

10. “Njerëzit mendojnë se në fund të ditës, të kesh pranë një mashkull është arritja më e madhe.

Për mendimin tim, arritja më e madhe në fund të një dite është një punë e realizuar mirë”.

11. “Mendoj se sëmundja më e madhe, nga e cila bota ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë, është ndjesia e njerëzve se u mungon dashuria, ndaj unë e di se duhet të dhuroj dashuri për një minutë, për gjysmë ore, për një ditë, për një muaj etj.

Ama unë e di se duhet të fal dashuri.

Jam shumë e lumtur që e bëj këtë gjë. Unë dua ta bëj vazhdimisht këtë gjë”.