“Unë do ta ndryshoj botën, keni për të parë!”

0
362

Nga Rita Petro (Filipi)

Ju kam thënë
Unë do ta ndryshoj botën
Hipur mbi biçikletën time
Të kaltër
Që ecën me energjinë
E muskujve të mi.
Ju kam thënë,
Por babai ka qeshur
Edhe mamaja,
Më tepër im shoq,
Vajza tallet me minifundin tim,
Ndërsa miqtë e mi
Ngrenë dolli
Për marrëzitë e mia.
Unë do ta ndryshoj botën
Keni për të parë!
Zoti më ruajtë
Veç nga skleroza

Sa për rrezikun
Atë e kam veshur
Drejt e në trup
Si një JELEK ANTIPLUMB.