“Unë rrugëve i lakuriqësuar, ty si mik me rroba të dekoruan?!”

0
53

Nga Dashurie Leti Bajrami

Pa më thuaj or mik..

Më thuaj or mik, pse vallë na ngatërruan?!
Unë rrugëve i lakuriqësuar,
ty si mik me rroba të dekoruan?!
Arsyen m’a thuaj pse më armiqësuan?!
Pa më thuaj, a ke të ftohtë?!
Apo nga mendjëmadhësia dhe ti s’më flet?
Unë nuk përjetova një dimër të ngrohtë,
nga uria shpesh’herë barku më bërtet!
Po me urinë, ndohjerë a u ngatërrove?!
Apo edhe atë fare se njeh,
apo ndoshta kurrë se përjetove,
sigurisht dunjaja dhe ty të ka deh!
Tani vazhdoj unë rrugës pa emër,
rrobat e tua shumë të bukura janë,
sikur të kishe dhe ti një zemër,
t’mi huazoje, ngase dhe mua më bëjnë taman!