UNDP siguron artikuj mbrojtës për Policinë e Kosovës

0
67

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzoi sot artikuj mbrojtës Policisë së Kosovës. Z. Hamdi Hyseni, Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse në PK, Dr. Linda Kajtazi, Drejtoreshë e Shërbimeve Medicinale në PK dhe Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së ishin të pranishëm në këtë ngjarje. Me këtë rast, Znj. Suokko falënderoi Policinë e Kosovës për punën e tyre në këto rrethana të jashtëzakonshme.

UNDP vlerëson lartë punën vetëmohuese të PK-së që vazhdon të demonstrojë një nivel të lartë profesionalizmi, përfshirë angazhimin për të shërbyer në mbrojtjen dhe ruajtjen e sigurisë së të gjithë qytetarëve në Kosovë, veçanërisht në këtë situatë të vështirë.

UNDP në Kosovë mbetet partner i përkushtuar i Policisë së Kosovës dhe për të mbështetur operacionet e PK-së dhe stafit që vepron në vijën e pare, ka siguruar artikut më të nevojshëm mbrojtës:

  • 4000 copë maska mbrojtëse,
  • 4000 copë dorëza gome dhe
  • 500 copë sanitizues dore me bazë alkooli (0,5 l secila).

Shpresojmë që kontributi i UNDP-së do ta lehtësojë sado pak punën e grave dhe burrave dhe u urojmë të gjithëve suksese të vazhdueshme në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë. Dorëzimi i artikujve u koordinua me Z. Hamdi Hyseni, Drejtor i Departamentit për Shërbime Mbështetëse. Këta artikuj mbrojtës do të shpërndahen në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë përkatësisht të gjithë oficerëve të policisë në tërë Kosovën.