UNDP i dhuron pajisje të teknologjisë informative Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave për të përmirësuar shërbimet e tyre gjatë pandemisë

0
65

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, si reagim të menjëhershëm ndaj COVID-19 dhe në përputhje me mandatin për të zhdukur varfërinë dhe për të zvogëluar pabarazitë, i dhuroi sot 25 tabletë Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME). Pajisjet do t’i mundësojnë ekipeve në terren të AME-së si Qendrat Lokale Operative të vazhdojnë punën e tyre në mënyrë më efektive duke u mundësuar koordinim të përmirësuar, komunikim në kohë reale dhe shkëmbim të të dhënave.

Z. Fadil Kodra, Drejtor i Përgjithshëm i i Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, Znj. Valbona Bogujevci, Ndihmese e Përfaqësuese se Përhershme dhe Koordinatore e Programit në UNDP dhe zyrtarë të tjerë të UNDP-së ishin të pranishëm në dorëzimin që u mbajt në lokalet e Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave.

Mjetet e teknologjisë informative do t’u japin mundësi zyrtarëve të punojnë pashkëputje edhe nga shtëpia, do të lehtësojnë komunikimin me qytetar duke përmirësuar kështu cilësinë dhe afatin kohor të ofrimit të shërbimeve.

Gjatë pranimit të këtij donacioni, Z. Kodra theksoi: “Dëshiroj që në emër të Agjencisë për Menaxhim Emergjent dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, të shpreh mirënjohje dhe falënderim për përkrahjen e UNDP-së me 25 tabletë, mjete këto të cilat do të lehtësojnë komunikimin dhe koordinimin e veprimeve nga Qendrat Operative Emergjente 112 me institucionet lokale dhe organizatat ndërvepruese në menaxhim të pandemisë COVID 19. Bashkëpunimi dhe mbështetja nga UNDP për AME-në është e një rëndësie të veçantë, prandaj, së bashku vazhdojmë drejt thellimit dhe avancimit të marrëdhënieve për arritjet e admiruara,” përfundoi Z. Kodra.

“UNDP është e përkushtuar që në vazhdimësi të mbështes institucionet e Kosovës që edhe në kohë pandemie të vazhdojnë me ofrimin e shërbimeve në mënyrë sa më efikase. Veçanërisht në përmirësimin e koordinimit dhe komunikimit në kohë reale të respondentëve të vijës së parë si Qendrat Lokale Operative (që veprojnë) 24/7 dhe Këshillat Komunal për Zbulim dhe Shpëtim që të jenë në gjendje që në mënyrë efikase të mbrojnë jetët e njerzve”, tha Znj. Bogujevci.

Që nga shpërthimi i COVID-19, UNDP në Kosovë, si Agjenci kyçe e Ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t’i përgjigjen dhe të rimarrin veten nga pandemia duke u përqëndruar veçanërisht në më të prekurit. Ne kemi zhvendosur me nguti fokusin, duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet dhe duke riorientuar programin tonë për të ndihmuar përpjekjet e Kosovës për të ndaluar përhapjen e virusit, mbrojtjen e njerëzve nga pandemia dhe ndikimet negative gjatë shpërthimit dhe për të ndihmuar në ripërtëritjen ekonomike dhe sociale në muajt në vazhdim