UNDP dhe Kuvendi i Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

0
42

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, do të shënojnë sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me një uebinar të titulluar: “E ardhmja që duam të shohim – demokracia dhe sundimi i ligjit në kohë krize” me fillim në ora 15:00.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë rreth ndikimit të Covid-19 në kontekstin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, dhe do të identifikojnë mundësi të reja për një qeverisje më të mirë, dialog social, dhe forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit, dhe të drejtave të njeriut që janë gurthemel i zhvillimit të qëndrueshëm.

Folëseve kryesore në vebinar, Dr. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së do t’u bashkangjiten Z. Hilmi Jashari, Avokat i Popullit, Z. Skender Çoçaj, Kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe Znj. Sarah Rattray, Specialiste e Politikave Globale për të Drejtat e Njeriut në UNDP, New York. Znj. Marta Gazideda, Zëvendës Koordinatore e

Programit në UNDP do ta moderojë këtë ngjarje.