UN Women në Kosovë në bashkëpunim me FIFA’n për vajzat e reja në futboll

0
190

Vlora Tuzi Nushi shefja e zyrës së UN Women në Kosovë thotë se kanë marrëveshje me FIFA’n që me i fuqizu vajzat në futboll.

Ajo shpjegon në detaje se çfarë po bëjnë në këtë aspekt.

“Futbolli si lojë në ekip e stimulon mbështetjen për njëra tjetrën, dhe po mundohemi që bashkë me FIFA’n dhe Federatën e Futbollit të Kosovës që me i fuqizu vajzat e vogla që në të ardhmen kanë me qenë futbolliste të mëdha, me ju dhanë hapësirën e tyre, me mbështetë ekipin e tyre, me ua mundësu kushtet që të luajnë njëjtë sikur djemtë e klubeve të Kosovës, sepse kanë vështirësi të shumta, nuk i kanë as fushat kur është ftoftë, sikurse që i kanë djemtë”, thotë ajo.