Ukraina mund të heqë dorë nga Eurovisioni

0
31

Ukraina, e ndodhur në një situatë konfuze për zgjedhjen e kandidatit të saj për në Eurovision, parashikon të heqë dorë nga ky konkurs muzikor për t’u fokusuar në sfida gjithnjë e më shumë politike për Kievin vitet e fundit, në sfondin e tensioneve me Moskën, njoftoi sot transmetuesi kombëtar.

Pas tërheqjes së këngëtares Maruv fituese e votës publikut, kjo e fundit denoncoi një vullnet të instrumentalizimit politik, dy grupe të tjera refuzuan të përfaqësojnë Ukrainën në këtë konkurs popullor të muzikës pop, që do të organizohet këtë vit në maj në Izrael.

”Po përballemi me një krizë ku nuk ka përgjigje përfundimtare apo korrekte. Shoqëria është e ndarë’’, shprehet Oleksandra Koltsova, anëtare e bordit drejtues të transmetuesit UA:PBC.

E pyetur nga televizioni ‘’hromadske.tv’’ për mundësinë e përfaqësimit të Ukrainës në Eurovision, Koltsova u përgjigje se ndoshta nuk do të shkojë askush.