Uji detox: Kombinime dhe efektet e tyre në organizëm

0
562

Sigurisht se keni dëgjuar për dobitë e ujit detox, anise nuk i keni marrë seriozisht e keni vazhtuar të mos e konsumoni.

Vazhdoni ende të pini pije me gaz, cola dietike, ujë me gaz dhe pije të tjera me ngjyrues artificialë, konseravantë dhe ngjyrues, por filloni të pini pije të freskëta që kanë edhe dobi shëndetësore, transmeton Klan Kosova.

Pos që është i shijshëm uji detox ka edhe aromë, plot vitamina e antioksidantë që ju japin energji, ju hidratojnë dhe detoksifikojnë.

Vendosni fruta dhe erëza të freskëta nëpër shishe me ujë dhe lërini të veprojnë 30 minuta para se t’i pini.

Çaj jeshil, mente dhe lime
Djeg yndyrat, ndihmon tretjen, kuron dhimbjen e kokës, kongjestionin dhe freskon frymëmarrjen.

Luleshtrydhe dhe kivi
I bën mirë shëndetit kardiovaskular, mbron sistemin imunitar, rregullon sheqerin në gjak dhe tretjen.

Kastravec, lime dhe limon
Largon ujin e tepërt nga trupi, fryrjen, kontrollon urinë, hidraton, rregullon tretjen.

Limon, lime dhe portokall
Përmirëson tretjen, vitamina C mbron sistemin imunitar. Pijeni këtë pije në temperaturën e ambientit.