Ugzmajli thotë se QKK-ja udhëheq politika të gabuara

0
63

Regjisori Besim Ugzmajli thotë se në Qendrën Kinematografike të Kosovës marrin subvencione vetëm disa persona, filamt e të cilëve nuk kanë sukses.

Sipas tij, disa drejtor në Kosovë, nëpër institucione publike sillen sikur pronar të parasë publike.

Një herë thotë të ketë marru një subvencion nga QKK-ja e që për arsye të ndryshme ëhstë ndërprerë.

“QKK-ja mendoj që udhëheq politika komplet të gabuara. Ne i kemi kundërshtuar vazhdimisht. Jo ne, por një grup shumë i vogël. Janë disa persona që bëjnë filma dhe fitojnë shumë çmime dhe janë filma të sukseshsëm. Ato politika i kemi kundërshtuar, se qysh është e mundur që disa persona me automatizëm përjashtohen nga mundësia për subvencione. Subvencionohen disa që filmat e tyre nuk kanë sukses, me përjashtime. Dhe çfarë ndodh, kur t’i e kundërshton dikë, një drejtor, për qështje profesionale, jo personale, atëherë atyre prapë ju ipet edhe një mandat, sikur të thonë mos u lodh në këtë drejtim. Veq zgjatet koha e mos-subvencionimit tënd”, thotë ai.