Ugzmajli: Televizioni i tjetërson njerëzit, shumë kolegë nuk po i njoh më

0
47

Regjisori Besim Ugzmajli thotë se publiku konsumon atë që i servohet, e këtu kërkohet shumë kujdes.

Sipas tij, publiku e kupton saktë atë që e sheh, krijuesit duhet kenë kujdes çka ofrojnë, ndërsa sipas tij, televizioni i tjetërson njerëzit. Te ata që nuk ndikon telelvizioni, ai i quan heronj.

“Bota jonë krijuese është zvogëluar, secili me lehtësi mund të qaset në produktet më të mira të filmit, dhe me lehtësi e di çka ëhstë mirë e çka keq. Ne në Kosovë nuk  e kemi problem këtë punë, ne fshihemi pas asaj: po e do publiku”, thotë Ugzmajli.

Ai kur flet për teatrin, thotë se në Kosovë nuk mundi të bënte ngritje të shoqërisë sikurse nëpër botë.

“Publiku e kupton atë që i ofron, ai nuk e ka ndjesinë profesionale, përgjigjet nëse i pëlqeu ose jo. Ai nuk është i thirrur e as nuk mundet me e artikulu saktë pse nuk i pëlqeu, por teksa e shpjegon ti duhet ta dish pse nuk i pëlqeu”, thotë ai.

Ugzmajli deklaron se filmi u bë meqë disa gjëra nuk u thanë me fjalë.

“Masa krijon njerëz të quditshëm. Ata që arrijnë t’i rezitojnë masës, pra mosndryshimit tënd drastik si Besim, atëherë je një hero. Këta janë të rrallë. Televizioni i tjetërson njerëzit. Te kolegët e mi, shumica e tyre vuajnë nga ky sindrom, tjetërsohen. Faturën secili ka me pagu vet, nuk ndryshon asgjë se çka mendojmë ne. Dy gjëra që nuk më pëlqejnë janë; atë që ja servojnë publikut e thonë se është me vlera të larta dhe ky tjetërsimi i tyre”, tha ai në emisionin Oxygen.