UEFA shpall 11-shen europiane të vitit 2018

0
64

UEFA shpall ekipin ideal të vitit 2018, që organizohet për herën e 18-të, ku pjesa më e madhe janë futbollistë nga “Real Madird”.

Sipas deklaratës së UEFA-s, skuadra më e mirë e vitit 2018 në Evropë është zgjedhur me votën e 1,8 milion fansave të futbollit.

Në listë ka kryesisht futbollistë nga “Real Madrid” me gjithsej 4, si dhe dy nga “Barcelona” dhe Chelsea. Më shumë vota ka marrë mesfushori kroat Luka Modriç i “Real Madridit” me 115 440 vota.

Ndërkohë ylli portugez i “Juventusit”, Cristiano Ronaldo u zgjodh për të 13-tën herë në këtë listë.

Futbollistët e zgjedhur në listën e bërë sipas formacionit 4-3-3 janë si në vijim:

Portier: Marc-Andre ter Stegen (Barcelona)

Mbrojtje: Sergio Ramos, Marcelo, Raphael Varane (Real Madrid), Virgil van Dijk (Liverpul)

Mesfushor: Luka Modric (Real Madrid), N’Golo Kante, Eden Hazard (Çelsi)

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Juventus), Kylian Mbappe (PSG)./ATSH/OxygenPress.info