UEFA i kushton vëmendje Kosovës

Fitorja e Kosovës ndaj Azerbajxhanit dhe kualifikimi për në gjysmëfinale të play-offit për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2020 ka pasur jehonë të madhe jo vetëm në rrafshin mediatik, por edhe në vetë Fderatën e Futbollit të Evropës (UEFA).

“Një fitore 4:0 për Kosovën, ndaj Azerbajxhanit dhe tani Kosova është anëtari më i ri i Ligës C në Ligën e Kombeve”, shkrua në faqen e UEFA-s.

Tutje ajo ka uruar edhe Arbër Zenelin për het-trikun e realizuar.

Më 20 nëntor, Kosova fitoi ndaj Azerbajxhanit 4:0 për të mbyllur fazën e grupeve në Ligën D. Tre gola i realizoi Arbër Zeneli e një tjetër Amir Rrahmani, shkruan UEFA.

Suksesi i Kosovës është historik duke marrë parasysh se me fitoren e djeshme e ka siguruar gjysmëfinalen e playy-offit për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2020, ndërsa në gjysmëfinale do të përballet me Maqedoninë./oxygenPress.info