U mashtrua nga shitësit e telefonave, qytetarja bënë thirrje që të denoncohet krimi

0
181

“Nëse gjatë luftës është dashur t’i kapin armët, të flijojmë jetët tona për lirinë e vendit, sot është patriotizëm të denoncojmë krimin”.

Kjo është thirrja e një qytetareje kosovare që bën për të gjithë, pasi ra pre e një mashtrimi që një mobil-shop në Prishtinë i bëri asaj gjatë shtijës së një telefoni. Ajo citon edhe ish-zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden që thotë se “luftimi i korrupsionit është vet-mbrojtje, është akt patriotik”.

Vlora K., tregon se si Mobile-Shop “FITA”, i njohur në kryeqytet, i ka shitur asaj një telefon, pa kupon fiskal, gjoja me garancion. Por, sipas saj, pas pak javësh telefoni i është prishur dhe i është dashur të paguaj shumë para për ta rregulluar.

“Pasi u ballafaqova me këta mashtrues dhe siç rëndom diskutojmë hallet me shoqërinë e kuptova se ishin shumë viktima të mashtrimit dhe vjedhjes si unë nga po të njëjtit por që askush nuk kishte ndërmarr ndonjë hap sepse indiferenca dhe mungesa e shpresës (ngase në këtë vend gjithçka ka shkuar për lesh) i paralizon njerëzit nga ndërmarrja e veprimeve”, shkruan ajo.

“Nuk dua të heshti, dhe nuk dua ta përqafoj indiferencën si mënyrë jetese për të këqijat e vendit tim”, vazhdon tutje qytetarja e mllefosur nga mashtrimi që i është bërë.

“Unë rastin e kam paraqitur në polici për mashtrim, në ATK për mos-lëshim të kuponit fiskal dhe në MTI – Departamentin për Mbrojtje të Konsumatorit. Unë sot kam bërë akt patriotik në mbrojtje të vendit”, shkruan Vlora.

Ky është reagimi i saj i plotë në facebook:

Mobi shop FITA, model i pasurimit të përnjëhershëm me mashtrime dhe vjedhje, t’a shesin telefonin, me garancion, pa kupon fiskal, i cili prishet në javën e tretë e më pas nuk ta rregullojnë pa paguar shuma të majme. Koncepti i garancionit si duket për ta është shkencë raketore. Pasi u ballafaqova me këta mashtrues dhe siç rëndom diskutojmë hallet me shoqërinë e kuptova se ishin shumë viktima të mashtrimit dhe vjedhjes si unë nga po të njëjtit por që askush nuk kishte ndërmarr ndonjë hap sepse indiferenca dhe mungesa e shpresës (ngase në këtë vend gjithçka ka shkuar për lesh) i paralizon njerëzit nga ndërmarrja e veprimeve. Nuk dua të heshti, dhe nuk dua ta përqafoj indiferencën si mënyrë jetese për të këqijat e vendit tim. Stephane Hessel, diplomat francez, në esenë e tij “Indinjohu” thotë se qëndrimi më i dëmshëm është indiferenca: “Unë s’mund të bëjë asgjë për këtë punë, do ta kaloj kështu në heshtje”, dhe më pas na udhëzon të indinjohemi sepse sjellja e tillë indiferente na privon nga gjërat thelbësore e të qenurit njeri, aftësia dhe liria për t’u indinjuar, mllefosur, zemëruar e kjo liri është e domosdoshme. “Indinjohu” në anglisht e gjeni me emrin Time for Outrage, i publikuar ne vitin 2011, është ese që ka inspiruar protestat në Spanjë kundër korrupsionit dhe bipartizanizmit dhe këta protestues e kanë quajtur veten “të indinjuarit” apo në origjinal “Los Indignados” . Pas pranverës arabe këto protesta në Spanjë kanë inspiruar protestat tjera në Greqi, MB dhe “Occupy Ëall Street” në SHBA. Ju ftoj të luftojmë duke ngritur zërin ndaj kësaj mendësie feudale që e ka kapluar vendin tonë. Është detyrë dhe përgjegjësi e jona si qytetarë me i denoncu këto raste edhe tek institucionet edhe ne publik. Joe Biden ka thënë se luftimi i korrupcionit është vet-mbrojtje, është akt patriotik. E nëse gjatë luftës është dashur t’i kapin armët, të flijojmë jetët tona për lirinë e vendit, sot është patriotizëm të denoncojmë krimin.
Unë rastin e kam paraqitur në polici për mashtrim, në ATK për mos-lëshim të kuponit fiskal dhe në MTI – Departamentin për Mbrojtje të Konsumatorit. Unë sot kam bërë akt patriotik në mbrojtje të vendit.