“U kërkoj kripë sepse ata do ta kenë më të lehtë që të na kërkojnë çdo gjë që kanë nevojë”

0
51

Dëgjova nënën time që po i kërkonte pak kripë komshijes sonë. U habita dhe e qortova: “A për kripë kemi ngel ne?!

Mos kërko më gjëra nëpër njerëz, po zbres tani, më thuaj sa të blej?”

Ajo më tha: “Dale more bir, mos nxito. Unë kam kripë në shtëpi dhe të gjitha të tjerat. Ata janë shumë të varfër dhe hera herës më kërkojnë ndonjë gjë. Kështuqë edhe unë u kërkoj gjithmonë pak kripë që të mos i rëndoj. Unë dua që ata të ndihen sikur edhe ne ua kemi nevojën. Në këtë mënyrë, ata do ta kenë më të lehtë që të na kërkojnë çdo gjë që kanë nevojë.”@Gratë