U keqtrajtua në Fier/ ngordh luani Zhak në Holandë

0
127

Një nga luanët e keqtrajtuar në kopshtin zoologjik të Fierit, “Safari Park”, Zhaku, ka ngordhur. Ngjarja ka ndodhur vetëm dy muaj pasi u largua nga Shqipëria për në Holandë. Në muajin maj luanët u dërguan për t’u shpëtuar në qendrën Felida.

Ky luan miqësor dhe mbresëlënës, i cili jetonte në një ferr në Tokë për vite në një kopsht zoologjik privat në Shqipëri, nuk është më me ne. Zemrat tona janë thyer dhe na vjen keq që duhet ta ndajmë lajmin e trishtuar me ju.”– lajmëron qendra.

“Por ishte shumë vonë për Zhakun. Veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara. Mjekët tanë veterinarë gjetën se Zhaku kishte pësuar një mosfunksionim të veshkave vitin e kaluar. Gjendja e tij u konfirmua muajin e kaluar gjatë një kontrolli mjekësor. Pavarësisht nga ky lajm, ne shpresonim për t’i mundësuar Zhakut për të jetuar një jetë të mirë me ndihmën e ilaçeve.”– thuhet në njoftim.