Twitter heq nga platforma e tij presidentin Trump

0
38

Kompania e medias sociale Twitter ka pezulluar përgjithmonë llogarinë e presidentit të SHBA Donald Trump nga platforma e saj, duke përmendur rrezikun e nxitjes së mëtejshme të dhunës.

Masa vjen vetëm dy ditë pasi protestuesit pro-Trump sulmuan Capitol Hill duke prishur një seancë të përbashkët të Kongresit dhe duke çuar në vdekjen e pesë personave, pas përleshjeve me policinë.

Trump, në disa tuite, i zemëroi mbështetësit e tij me akuza të pabazuara për mashtrim zgjedhor dhe i nxiti ata të marshonin drejt Capitol Hill.

Facebook gjithashtu ndaloi Trump nga llogaria e tij një kohë të pacaktuar një ditë më parë, duke përmendur arsye të ngjashme./ATSH