Turqia vendi i shtatë më i mirë për të jetuar dhe punuar

0
93

Sipas sondazhit “Expat Explorer” nga Grupi HSBC, Turqia është zgjedhur vendi më i mirë i 7-të në mbarë botën për të jetuar dhe punuar.

Grupi HSBC publikoi rezultatet e sondazhit “Expat Explorer” në të cilën ka marrë mendimet e mbi 18 mijë punonjësve të huaj nga 163 vende.

Sondazhi ka shqyrtuar cilësinë e jetesës, bilancin e punës dhe jetës private, të ardhurat financiare dhe jetesën familjare që vendet i ofrojnë.

Këtë vit, sondazhi është realizuar për herë të 12-të.

Në Turqi është rritur cilësia e jetës për të huajt

Sipas sondazhit tek 62 për qind të punonjësve të huaj në Turqi, është rritur cilësia e jetës në krahasim me vendet e tyre.

Prej punonjësve të huaj në Turqi 52 për qind mund të gjejnë më shumë kohë për karrierën, hobit dhe familjet e tyre, ndërsa 55 për qind mund të plotësojnë dëshirat e tyre si një shtëpi ose automjet më të mirë. 69 për qind prej tyre e ndjejnë të sigurt veten dhe theksojnë se njerëzit lokal janë miqësorë.

60 për qind të punonjësve të huaj mendojnë se bilanci i punës me jetën private në Turqi është më i mirë në krahasim me vendet e tyre.

Gjithashtu 59 për qind të punonjësve të huaj theksojnë se udhëtojnë më shumë, 57 për qind mësojnë aftësi të reja si një gjuhë të re ose gatim.

Ndërkohë, 72 për qind të tyre thonë se qytetet ku jetojnë janë të pasur në aspektin e strukturave arkitekturore, monumenteve dhe parqeve.

Zëvendës drejtoresha e Departamentit të Menaxhimit të Kursimeve të HSBC në Turqi, Ayşe Yenel, tha se anketa Expat Explorer e HSBC tregon se Turqia është një preferencë e mirë.

Klasifikimi i vendeve me cilësi më të lartë të jetës për punonjës të huaj është si në vijim:

Renditja:

1          Zvicra

2          Singapori

3          Kanada

4          Spanja

5          Zelanda e Re

6          Australia

7          Turqia

8          Gjermania

9          Emiratet e Bashkuara Arabe

10        Vietnam