Turqia do të sigurojë 4.5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 deri në mars

0
64

Edhe Turqia ka arritur marrëveshje për vaksinat kundër COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se vendi i tij dhe kompania gjermane BioNTech arritën një marrëveshje dhe se fillimisht, 550 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 do të dërgohen në Turqi deri në fund të vitit ose në fillim të vitit 2021, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova

Koca tha në Twitter se 4,5 milionë doza të vaksinës do të dërgohen në Turqi deri në fund të marsit të vitit 2021 sipas marrëveshjes.

Turqia mund të ketë qasje deri në 30 milionë doza si pjesë e marrëveshjes, shtoi Koca.