Tumat Ilire në Nëngurë të Istogut

0
332

Fshati Lubozhdë gjendet në perëndim të Istogut, dhe karakterizohet me identifikimin e një lokaliteti arkeologjik të njohur me mikrotoponimin Livadhi, që pozicionohet vetëm disa qindra metra në krahun e majtë të rrugës.

Aty ndodhen disa tuma që janë tipike ilire të kohës së hekurit, periudhë kjo kur edhe përfundon formësimi etnik dhe kulturor i Ilirëve që banonin tërë gadishullin Ilirik (sot Ballkanik) e përtej. Zbulimi i një inventari të pasur varri në njërën nga tumat, kryesisht të zbukurimeve të punuara në një cilësi të lartë e të farkëtuar në argjend, si byzylykë që datohen në shekujt VI-V p.e.s., na flet për personalitete të dalluara e të rëndësishëm të varrosura aty.

Vetëm 7 km që këtu, gjendet lokaliteti arkeologjik i Banjës së Pejës, i së njëjtës kohë si dhe materiali arkeologjik shikuar në aspektin analogjik është shumë i përafërt, dhe me siguri që këto dy qendra kanë qenë të lidhura njëra me tjetrën dhe mbase janë të një tërësie të njëjtë. Incizimet e nëntokës së këtij areali me gjeomagnetikë, gjegjësisht me instrumente gjeofizike të zhvilluara në vitin 2011, identifikuan disa tuma që nuk dallohen nga observimi vizual i këtij terreni të rrafshët.