Tumat dardane të Ponoshecit të Gjakovës

0
221
Nga Haxhi MEHMETAJ
Në përgjithësi tumat e Ponoshecit qoftë për nga arkitektura, qoftë për nga gjetjet kanë ngjashmëri më tumat e Rakovinës së Gjakovës, Volljakës së Klinës, me tumat e Bujanit të Tropojës dhe më tuma të tjera të Koosovës e të Shqipërisë. Fillimisht janë ngritur në periudhën bronzit të vonë (1500 – 1100 para Krishtit) për tu ripërdorur në periudhën e hekurit të hershem të shek. XII – X dhe në shek. VI – IV para Krishtit. Gjetjet e larmishme të tria periudhave janë dëshmi e një uniteti etnik dhe kulturor të popullatës dardane.
Pranë rrugës magjistrale Gjakovë – Ponoshec – Bajram Curr, në anën e djathtë të luginës së lumit Llabanica , në fushën e luginës së lumit, të njohur më emrin Arëza, në një sipërfaqe prej 5-6 hektarësh ndodhej një numër i madh tumash – varreza ilire – dardane. Shumica e tumave janë shkatërruar nga punimet e ndryshme, ndërsa në fazën e hulumtimeve të deritashme janë identifikuar gjithsej 12 tuma, në tri prej të cilave janë kryer gërmime nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në vitin 2009.
Tuma I e varrezave të Ponoshecit, e cila përmbante gjetje të pasura e të shumëllojshme, kishte një varr që vihet në lirshmëri më aristokracinë dardane. Ajo ishte dëmtuar e plaçkitur nga ushtria serbe gjatë Luftës së vitit 1999, më rastin e hapjes së istikameve. Nga kjo tumë veçohen tri gjetje të shekullit VI – V para Krishtit, të përfaqësuar nga një stoli argjendi kulti , në formë omega, e zbukuruar me mbaresa në formë të kokave të gjarpërinjve, më gjatësi 6cm dhe gjerësi 4cm,një kapëse rripi nga bronzi dhe një maje heshte po ashtu nga bronzi.
Tumat të cilat njëherazi konsideroheshin si shtëpi të amshuara të ndjerëve, ngritkëshin më gurë lumor e më dhe, në formë të kodrave gjysme sferike. Tabani i tyre ishte ndërtuar po ashtu më gurë lumor, të venë shtrëngueshëm pranë njeri tjetrit dhe të përkufizuar më një unazë rrethore, e cila ndjek formën e tabanit. Diametri i tumave sillet nga 8-10m deri në 20 x 20m, ndërsa lartësia e tyre arrijnë nga 0.60m deri në 1.20m.
Në përgjithësi tumat e Ponoshecit qoftë për nga arkitektura, qoftë për nga gjetjet kanë ngjashmëri më tumat e Rakovinës së Gjakovës, Volljakës së Klinës, me tumat e Bujanit të Tropojës dhe më tuma të tjera të Kosovës e të Shqipërisë. Fillimisht janë ngritur në periudhën bronzit të vonë (1500 – 1100 para Krishtit) për tu ripërdorur në periudhën e hekurit të hershem të shek. XII – X dhe në shek.. VI – IV para Krishtit. Gjetjet e larmishme të tria periudhave janë dëshmi e një uniteti etnik dhe kulturor të popullatës dardane. ( Nga libri : H. Mehmetaj, Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Gjakovës, Prishtinë 2019.)
Tuma I e Ponoshecit (Dizajn : Dukagjin Mehmetaj)