Trusti kërkon nga qytetarët që kanë vështirësi gjatë aplikimit për 10 përqindëshin ta njoftojnë këtë institucion

0
185

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti) bën të ditur se ka përditësuar të dhënat e marra nga bankat komerciale.

Sipas Trustit, të gjithë ata që kanë vështirësi gjatë aplikimit ta njoftojnë institucionin.

Sipas Fondit, deri dje kanë aplikuar mbi 230 mijë kontributpagues për ta tërhekur 10 përqindëshin.

Tërhekja e kësaj vlere është mundësuar në Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Postimi i plotë:

Kontribuues të nderuar,
Sapo përfunduam përditësimin e të dhënave me informacione që i kemi marrë nga bankat dhe ju lutemi të provoni aplikimin.
Nëse keni përsëri vështirësi në aplikim, ju lutemi na njoftoni që të hulumtojmë problemet dhe gjejmë zgjidhjet.
Ju falemnderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen!