Truri komunikon me ‘wi-fi’, thotë studimi i fundit

0
185

Ekspertët nga Ohajo kanë zbuluar një formë misterioze, deri më tash të panjohur të komunikimit i cili zhvillohet në tru, i cili ka habitur komunitetin shkencor.

Përkundër zbulimeve të mëdha shkencore, truri edhe më tej është një mister i madh, ndërsa tash shkencëtarët nga Universiteti i Klivlendit kanë zbuluar një mekanizëm të ri të komunikimit në tru.

Ekipi ka botuar artikullin më të ri për, siç e kanë quajtur, komunikimin ‘pa tela’, i cili mund të ‘kërcejë’ nëpër pjesë të ndryshme të trurit.

“Deri sa flemë, korteksi e hipotalamusi në tru dërgojnë ‘valë’ misterioze neuronike. Tash e një kohë të gjatë dimë për këto valë, por askush nuk e di saktë funksionin e gtyre dhe askush nuk ka besuar se ato mund të shumëzohen spontanisht”, thotë eksperti nga Universiteti në Ohajo, Dominique Durand.

Ekipi ia ka dalë të simulojë komunikimin nëpërmjet një pjese krejtësisht të prerë të indit truror, deri sa pjesë e ndara kanë mbetur në afër të drejtpërdrejtë.

“Kjo për ne dhe çdo shkencëtar me të cilin kemi folur deri më tash, ka qenë moment i fuqishëm”, kanë thënë shkencëtarët./Metro/OxygenPress.info