Truri i njeriut funksionon edhe pak minuta pas vdekjes – pra, ne e dimë kur kemi vdekur!

0
665

Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi që sugjeron se truri i njeriut funksionin edhe për një kohë të shkurtë pas vdekjes – pra, kjo nënkupton që ne e dimë se kur kemi vdekur.

Hulumtuesit kanë bërë këtë zbulim duke i analizuar rastet e arresteve kardiake në Evropë dhe SHBA.

Shkencëtarët kanë mësuar se njerëzit të cilët ishin ringjallur me ndihmën e mjekëve kishin mundur ta përshkruanin se çfarë kishte ndodhur, duke përfshirë bisedat mes doktorëve dhe infermierëve, edhe pasi zemra e tyre kishte ndaluar së rrahuri për pak kohë.

Dr. Sam Parnia, i cili ka udhëhequr këtë hulumtim, ka shpjeguar:

“Pacientët kishin përshkruar se kanë qenë të vetëdijshëm për bisedat mes doktorëve e infermierëve, për gjërat vizuale të cilat ndodhshin në ato momente, etj. edhe kur zemra e tyre kishte ndaluar së rrahuri, pra para se të riktheheshin në jetë me ndihmën e doktorëve”.

Pasi zemra të pushon së rrahuri, gjaku ndalon së qarkulluari në tru dhe fillon të ndalet.

Por, ky proces mund të merr pak kohë (ndoshta disa orë) për t’u kompletuar, duke lënë një kornizë kohore ku personi është zyrtarisht i vdekur por ende i vetëdijshëm se çfarë po ndodh rreth tij/saj.

Pyetja se çfarë ndodh pas vdekjes është ende një nga misteret më të mëdha të jetës, por shkenca tregon se mund të ketë një lloj jete pas vdekjes./telegrafi