Trump: Vaksina antiCovid-19 del para zgjedhjeve, falas për të gjithë amerikanët

0
131

Ka shumë kompani në fazën përfundimtare të vaksinës, ne do ta kemi vaksinën në një kohë shumë të shkurtër, mendoj para zgjedhjeve, ndërkohë që FDA po vepron shpejt si kurrë më parë, dhe po përshpejton kohën, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump në një video të postuar në Twitter.

Presidenti njoftoi se synon të promovojë falas për të gjithë amerikanët ilaçin ”Regeneron”, trajtimin eksperimental të bazuar në antitrupa sintetike me të cilët ai vetë është trajtuar nga Covid-19.

“Ishte e mahnitshme, u ndjeva mirë menjëherë, është e mahnitshme se si funksionon. Unë dua që edhe ju ta merrni atë falas. Nuk dua që ju të paguani një virus që nuk u përket, faji është i Kinës dhe do të paguajë një çmim të madh”, premtoi ai.

“Mos kini frikë nga Covidi. Mos e lejoni të dominojë jetët tuaja. Ne kemi zhvilluar disa barna të shkëlqyera dhe aftësi të shkëlqyera nën administrimin e Trump. Ndihem më mirë se 20 vjet më parë!”, theksoi Trump.