Trump: Së shpejti në fushatën presidenciale

0
35

Presidenti amerikan, Donald Trump, sapo doli nga spitali, u kërkoi amerikanëve të dalin nga shtëpitë, por të jenë të kujdesshëm ndaj COVID-19.

Pak pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, miliarderi amerikan njoftoi se do të rikthehej së shpejti në fushatën presidenciale.

“Mos kini frikë, ju do ta mundni atë”, deklaroi presidenti amerikan duke iu referuar COVID-19, para se të shtonte në Twitter “dilni, por jini të kujdesshëm”.

“Mos e lini të kontrollojë jetën tuaj”, u kërkoi ai gjithashtu amerikanëve.

Për sa i përket shtrimit në spital, presidenti republikan, i cili ishte shprehur se mund të ishte imun theksoi se “unë isha në vijën e parë, unë drejtova (…) E di se ekziston një rrezik”.

“Nuk u ndjeva mirë, para shtrimit në spital”, pranoi ai, duke siguruar gjithsesi se mund të kishte dalë nga spitali dy ditë më parë.

“Ne kemi medikamentet më të mira në botë, gjithçka po ndodh shumë shpejt, të gjitha po miratohen dhe vaksinat do të vijnë së shpejti”, nënvizoi ai./ATSH