Trump: Po përpiqen ta grabisin fitoren tonë… dhe për këtë ne do t’i drejtohemi Gjykatës Supreme

0
150

Kemi arritur rezultate fenomenale dhe kemi fituar kudo, deklaroi sot presidenti amerikan, Donald Trump, menjëherë pas mbylljes së votimeve në të gjithë vendin, në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

”Jemi duke fituar edhe në Pennsylvania, ndërkohë që kemi fituar në Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut”, shtoi ai.

”Por, po përpiqen ta grabisin fitoren tonë… dhe për këtë ne do t’i drejtohemi Gjykatës Supreme”, tha Trump.

”Ne jemi gati të festojmë, por festa na është pezulluar”, tha ai në fjalimin e parë pas përfundimit të zgjedhjeve.