Trump përmend një shtyrje të mundshme të zgjedhjeve presidenciale

0
43

Presidenti amerikan, Donald Trump përmendi sot, për herë të parë, një shtyrje të mundshme të zgjedhjeve presidenciale, duke nënvizuar rreziqet për mashtrim lidhur sipas tij me epideminë e COVID-19.

“Me votimin me korrespondencë (…) në 2020 do të jenë zgjedhjet më të pasakta dhe më mashtruese në histori”, theksoi ai në një mesazh në Twitter.

“Kjo do të jetë vërtet turp për SHBA-në. Të shtyjmë zgjedhjet deri në momentin që njerëzit të mund të votojnë normalisht, në siguri të plotë???”, shtoi ai.