Trump: Me veprimin e tyre Hoti dhe Vuçiç e bën botën më të sigurt

0
46

Me veprimin e tyre, Hoti dhe Vuçiç e bënë botën më të sigurt, thuhet në një postim të Departamentit amerikan të Shtetit, që boton fjalën e presidentit amerikan, Donald Trump, pas takimit në Shtëpinë e Bardhë mes kryeministrit të Kosovës, Hoti dhe presidentëve Trump dhe Vuçiç.

”U desh një guxim i jashtëzakonshëm nga presidenti serb, Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Hoti për të filluar këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington për të finalizuar këto zotime”, shkruan Departamenti amerikan i Shtetit, që citon presidentin Trump.

”Duke vepruar kështu, ata i bënë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, përfundon postimi./ATSH