Trump kundër Twitter, stop imunitetit të gjigantëve të internetit

0
44

Presidenti amerikan në ikje, Donald Trump edhe pse një hap larg lamtumirës rikthehet për të kërkuar heqjen e legjislacionit që garanton imunitetin e gjigantëve të internetit për përmbajtjen e palëve të treta.

“Për arsye të sigurisë kombëtare, neni 230 duhet të përfundojë menjëherë”, theksoi Trump.

Veçanërisht, Twitter është në vëmendjen e presidentit në ikje, fajtor për nxitjen e “trendeve të rreme” dhe të “diskriminimit” të konservatorëve. Ose për t’i ndaluar ata dhe për të fshehur të vërtetën duke punuar së bashku për lajmet e rreme, si në rastin e senatorit republikan të Pensilvanisë Doug Mastriano, i përfshirë në betejën për mashtrimet zgjedhore.

“Kjo është ajo që bëjnë vendet komuniste”, akuzon ai./ATSH